Mesfushori korçar, Sabien Lilaj, që aktivizohet te skuadra nga kryeqyteti, Fc Prishtina, është lënduar në ndeshjen e fundit në Superligë kundër Besës së Pejës, njofton Insajderi.
Lilaj ka pësuar tërheqje muskulare dhe pritet të mungoj për dy javë. Njoftimin e ka bërë vet skuadra e Prishtinës ne faqen zyrtare në Facebook.
“Sabien Lilaj mungon dy javë
Mesfushori ka zgjatur muskulin
Prishtinë, 19 tetor 2020 – Prishtina të shtunën ka mposhtur Besën 4:0, ndeshje kjo në të cilën mesfushori, Sabien Lilaj ka pësuar lëndim në minutën e 37-të me çka u zëvendësua me Qendrim Zybën.
Pas kontrollit të detajuar mjekësor në spitalin “Royal Medical” nga ortopedi specialist, Qerim Kida, është konstatuar zgjatja e muskulit, duke bërë që mesfushori ynë të jetë jashtë fushës për dy javët e ardhshme.
Shpresojmë dhe urojmë futbollistin tonë në shërim sa më të shpejtë.”, thuhet në postimin e klubit në Facebook.
Lilaj u kërkua nga Tirana dhe Partizani gjatë verës, madje me Partizanin ai kishte arritur marrëveshje, por bllokimi i merkatos nga FIFA për shkak të transferimit të Eraldo Çinarit bëri që Lilaj të firmose në Kosovë për Prishtinën. /Isanjderi.com