
Armando Sadiku ka shënuar gol që në ndeshjen e tij të parë zyrtare të këtij sezoni me Zurichun. Por sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha një sinjal të dukshëm se nuk dëshiron që të vazhdojë në klubin i cili ka rënë në kategorinë e dytë zvicerane.
Në ndeshjen kundër Winthertur, Sadiku u aktivizua që nga minuta e parë e lojës, ashtu si Burim Kukeli.
Futbollisti shqiptar ishte gjatë gjithë kohës një rrezik i vazhdueshëm për prapavijën kundërshtare dhe tregoi më së miri vlerat e tij në mintën e 82-të të duelit, kur shënoi me kokë golin e rezultatit 2-0.
Por ndërsa shokët e tij u entuziazmuan për këtë gol që mbylli ndeshjen në favor të Zurichut, Sadiku zgjodhi të mos festonte, një sinjal i qartë drejtuar presidencës së klubit e cila nuk e lejon të largohet drejt një skuadre tjetër. /Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=pl80QFvWwv4