Sadyr Zhaparov kryeministër i ri i Kirgistanit

Sadyr Zhaparov kryeministër i ri i Kirgistanit

Sadyr Zhaparov, i cili më parë ishte burgosur me akuza rrëmbimi, u emërua kryeministër i ri mes trazirave në të gjithë vendin, transmeton Insajderi.

Parlamenti i Kirgistanit ka emëruar politikanin Sadyr Zhaparov kryeministër të ri në një votim të përsëritur të mërkurën. Ky mund të jetë një hap që mund të ndihmojë në përfundimin e krizës politike në kombin kirgiz, që bënë pjesë në Azinë Qendrore, raporton Al Jazzera.

Parlamenti duhej të votonte përsëri për këtë çështje pasi Presidenti Sooronbay Jeenbekov vuri veton në vendimin e tij të mëparshëm, për shkak të votimit për përfaqësues dhe disa deputetë në seancën 10 tetorit.

Kirgistani, një vend me 6.5 milion banorë i vendosur në kufirin me Kinën, u zhyt në kaos javën e kaluar pasi protestat masive shpërthyen pasi dolën  rezultatet e zgjedhjeve.

Protestuesit sulmuan dhe kapën ndërtesat qeveritare, duke plaçkitur disa zyra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përgjigj duke anuluar votimin e 4 tetorit.

Ndërsa trazirat vazhduan, grupet e opozitës njoftuan planet për të formuar një qeveri të re dhe për të hequr presidentin Jeenbekov, i cili përballet me thirrje nga protestuesit për të dhënë dorëheqjen.

Jeenbekov tha se ai mund të konsiderojë largimin nga posti i presidentit, vetëm  pasi situata politike në vend të stabilizohet. /Insajderi.com