Sahiti: E njohim kundërshtarin, do të provojmë të fitojmë

Sahiti: E njohim kundërshtarin, do të provojmë të fitojmë

Kosova të dielën me fillim nga ora 20:45, e luan ndeshjen e parafundit në grup, do jetë një transfertë e vështirë, ndërsa në këtë takim, rolin e trajnerit te Kosova e luan Muharrem Sahiti, ndihmës trajneri i Bernard Challandes, i cili ka rezultuar me Covid-19, njofton Insajderi.

Para takimit, në konferencë për shtyp, ka folur ndihmës trajneri Muharrem Sahiti, i cili ka thënë përkundër faktit që përball kanë një kundërshtar të fort, beson te lojtarët e tij, dhe se do të provojë të fitojë, duke marrë parasysh mungesat e lojtarëve nga lëndimet dhe dënimet.

“E njohim mirë kundërshtarin, kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe nesër do të provojmë të fitojmë, është ndeshje e rëndësishme dhe duam ta shohim reagimin e kundërshtarëve. Nesër besojmë shumë që do të marrim rezultat pozitiv. Besojmë shumë te lojtarët”, ishin fjalët e Muharrem Sahitit.

Kosova, tashmë pa gjasa për të kaluar grupin, deri në fund do të tentojë të ruaj vendin e tretë, në mënyrë që mos të bie një kategori më poshtë, në divizionin D të Ligës së Kombeve. /Insajderi.com