Sahiti: Ishte një rezultat negativ

Sahiti: Ishte një rezultat negativ

Pas humbjes së Kosovës kundër Shqipërisë në Elbasan, me rezultat 2:1 në ndeshjen miqësore, në këtë takim, Kosovën e udhëhoqi Muharrem Sahiti, pasi selektori Challandes kishte dal pozitiv me Koronavirus. Pas ndeshjes, Sahiti dha një prononcim për mediat, njofton Insajderi.

“Ishte një rezultat negativ. E nisëm keq, nuk kishim ritëm, nuk kishim intensitet, pa dëshirën për të luajtur dhe kaluam në disavantazh. Në pjesën e dytë u munduam, ishim më mirë, por jo edhe aq mjaftueshëm për ta ndryshuar rezultatin. Nuk kishim presion”, tha në fillim Sahiti.

Më tutje, zëvendës trajneri, foli edhe për gjendjen e trajnerit Challandes, që ka rezultuar me Covid-19. “Gjendja e Challandes është jashtëzakonisht e mirë, nuk ka simptoma. Urojmë që të rezultojë negativë para ndeshjes së radhës. Mungesa e tij fizike u ndje edhe sot. Pavarësisht se kemi pasur kontakt. Urojmë që ta kemi në ndeshjen e radhës”, u shpreh Sahiti. /Insajderi.com