
Sulmuesi shqiptar, Alaidin Sallaku ka vendosur të vazhdojë karrierën në Gjeorgji, ku ditën e djeshme është prezantuar te skuadra e Torpedo Kutaisi, njofton Insajderi.
Këta të fundit kanë prezantuar ditën e djeshme 10 afrimet e merkatos së dimrit dhe një ndër ta ishte edhe Sallaku.
26 vjeçari e ka kaluar shumicën e karrierën në Kategorinë e Parë në Shqipëri, ku së fundmi ishte pjesë e Turbinës.
Gjithashtu ai në të kaluarën ka luajtur edhe për Bylisin, Besën, Apoloninë dhe për të rinjtë e Tiranës. Sallaku shpreson të tregojë një formë të mirë me skuadrën e re, për të shikuar më pas për një hap më të madh në karrierë. /Insajderi.com