Karriera e Sam Allardyce si trajner i Anglisë ka marrë fund pas vetëm 67 ditëve. Trajneri dhe Federata e Anglisë kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për përfundim të kontratës.
Deri tek përfundimi i kontratës erdhi pasi që Allardyce ka qenë viktimë e kamerës së fshehtë të organizuar nga “The Telegraph” që zbuloi një skandal ku ai ishe i përfshirë. Gazeta britanike thotë se në muajin gusht, dy bashkëpunëtorë të saj iu paraqitën trajnerit të kombëtares së “Tre Luanëve” si investitorë nga Lindja e Largët.
Në bisedën e zhvilluar, “investitorët” kërkojnë këshillën dhe ndihmën e Sam Allardyce për të shmangur disa rregulla të Federatës Angleze të Futbollit për transfertat e lojtarëve.
Trajneri pranon jo vetëm këshillimin, por u thotë me siguri se “me lëvizjet e duhura” diçka e tillë mund të bëhet dhe u përmend ‘investitorëve’ në fjalë shumën prej 600 mijë eurosh, që duhet të paguanin për shërbimet e tij.