Sami Khedira: Dua të luajë në Premier League

Sami Khedira: Dua të luajë në Premier League

Aventura e Sami Khediras me fanelën e Juventus-it është në fund. Mesfushori gjerman, i cili nuk është pjesë e planeve të Andrea Pirlos, e bëri të qartë gjatë një interviste për gazetën angleze ‘The Athletic’, gjashtë muaj para se të skadojë kontrata e tij me ‘bardhezinjtë’, njofton Insajderi.

“Unë jam një djalë konkurrues dhe dua të luaj, kjo situatë është e pazakontë për mua. Unë marr pjesë në stërvitjen e ekipit, përpiqem të mbaj gjithnjë të lartë nivelin e përqendrimit dhe energjisë. Por gjëja më e rëndësishme po mungon në fundjavë. Unë dua të luaj. Kjo është arsyeja edhe pse po përpiqem të ndryshoj situata ose të largohem nga Torino për t’u kthyer në atë që më pëlqen më shumë, të luaj futboll”, tha fillimisht mesfushori gjerman.

“Premier League mungon në koleksionin tim. Të luash në Angli do të ishte qershia mbi tortë. Loja është më konkurruese, ka më shumë kundërsulme, dhe kjo është diçka që më pëlqen. Bëra seanca shtesë me trajnerë të fitnesit për t’u bërë gati për ritmin dhe më të lartën e Premier League-s”, tha Khedira pas interesimit të Everton-it. /Insajderi.com