
Tashmë nuk ka më dyshime, Sami Khedira largohet nga Juventusi, teksa do të vazhdojë karrierën në Gjermani, në Bundesligën gjermane, njofton Insajderi.
Mesfushori veteran ka vendosur të kalojë te skuadra e Hertha Berlin, dhe për pjesën tjetër të sezonit do të luajë në Bundesligë.
33 vjeçarit i përfundonte kontrata me Juventusin në qershor të këtij viti dhe për shkak se nuk po arrinte të gjente minuta në formacionin e Pirlos, ai vendosi të largohej nga ‘bardhezinjtë’ për të kaluar në Gjermani.
Khedira mbërriti ditën e djeshme në Berlin, teksa ditën e sotme i është nënshtruar vizitave mjekësore, përpara se të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Herthës. /Insajderi.com