
Portieri slloven i skuadrës milaneze të Inter, Samir Handanovic, ka rinovuar kontratën me 18 herë kampionët e Serie A, njofton Insajderi.
Sipas të përditshmes italiane, ʺTuttoMercatowebʺ, drejtuesit “zikaltër” kanë arritur marrëveshjen me kapitenin e tyre, i cili ka qenë fenomenal këto nëntë sezone me ulje-ngritje për klubin nga Milano me ndërhyrjet e tij të sigurta.
Mungojnë vetëm detajet e fundit për zyrtarizimin e rinovimit të kontratës. Edhe pse një 36 vjeçar, Interi beson fort tek aftësitë e gardianit që jo pak herë e ka shpëtuar skuadrën “zikaltër” kur ka qenë në vështirësi. /Insajderi.com