Portieri kosovar, Samir Ujkani pritet që shumë shpejt ti jap fund aventurës së tij në Torino, shkruan Insajderi.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës duket se do të ndërroj ekip këtë afat kalimar, por do të mbetet në Itali.
Sipas gazetarit italian, Gianluca di Marzio, portieri nga Vushtrria do t’i bashkohet klubit nga Serie B, Alessandria.
Sipas di Marzios, dy palët kanë arritur marrëveshje personale dhe zyrtarizimi pritet të vijë së shpejti.
Ujkani është pjesë e Torino që nga viti 2019, klub në të cilin ka zhvilluar vetëm dy paraqitje.
Ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave si: Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Pisa dhe disa ekipe tjera italiane dhe turke./Insajderi.com