
Vendet ishullore në Paqësor, Samoa, Kiribati, Zelanda e Re dhe Fixhi, tashmë kanë hyrë në vitin 2021, njofton Insajderi.
Viti i Ri së pari në botë u festua në Samoa dhe Ishullin (Ishulli Christmas) në Kiribati. Ishujt pritën vitin 2021 në orën 11:00 sipas Orës Evropiane Qendrore (CET), raporton Anadolu Agency (AA).
Pas Kiribatit dhe Samoas, Zelanda e Re dhe Fixhi hynë në Vitin e Ri në orën 12:00 (CET).
Sky Tower në Auckland u ndriçua me drita speciale me rastin e Vitit të Ri. Festime u zhvilluan gjithashtu në zonën e portit në Wellington.
Vendi që më së fundi në botë do ta presë Vitin e Ri do të jetë Samoa Amerikane në Paqësorin Jugor. /Insajderi.com