Sampaoli kërkon Vidal-in te Marseille në Ligue 1 franceze

Sampaoli kërkon Vidal-in te Marseille në Ligue 1 franceze

Jorge Sampaoli dëshiron të stërvisë përsëri Arturo Vidalin, pas eksperiencës që kishin së bashku tek kombëtarja e Kilit, njofton Insajderi.

Sipas medias kiliane “La Tercera”, Sampaoli ka filluar të ketë kontakte me mesfushorin e Interit për ta bindur për tu aktivizuar me fanellën e skuadrës marsejeze sezonin e ardhshëm.

Opsioni i duhur për Vidalin, por nevojitet për të kuptuar se çfarë do të ndodhë tek Interi sezonin pasardhës. Vidal erdhi tek Interi nga Barcelona dhe është në skadencë me ‘zikaltërit’ pas dy sezonesh, por rendimenti i tj është poshtë pritshmërive nga sa pretendohej nga Conte, drejtuesit, por edhe nga vetë tifozët ‘zikaltër’ që i dhanë pritjen e duhur kampionit kilian. /Insajderi.com