
Horge Sampaoli gjithnjë e më pranë pankinës së skuadrës franceze të Marseille, njofton Insajderi.
Sipas medias braziliane “UOL Esporte”, trajneri argjentinas e ka konfirmuar edhe një herë tjetër dëshirën për të lënë stolin e Atletico Mineiro në fundin e kampionatit (në muajin shkurt) dhe klubi brazilian nuk ka ndërmend ta frenojë.
Arsyeja e largimit të tij nga skuadra braziliane është se edhe vetë klubi e dëshiron, pasi paga e tij rëndon shumë në arkat e klubit të njohur dhe ka shprehur vullnetin për ta lënë të lirë ish-trajnerin e kombëtares së Kilit. /Insajderi.com