Sampdoria zyrtarizon Candrevan

Sampdoria zyrtarizon Candrevan

Antonio Candreva, është zyrtarizuar te skuadra nga “Luigi Ferraris”, njofton Insajderi.

Candreva, ishte pjesë e skuadrës Inter, ku luajti për katër sezone, që nga viti 2016, kur u transferua nga Lazio për një shumë rreth 22 milionë euro.

Anësori 33 vjeçar, është transferuar në Sampdoria, në formulën e huazimit, më të drejt blerje të kartonit për tre milionë euro. Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale klubi gjenovez.

Anësori italian, me origjinë arbëreshe, ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, ndërsa në fanellë do të bart numrin 87.

Sa ishte pjesë e Inter-it, Candreva luajti 151 ndeshje, duke shënuar 18 gola dhe dhuruar 31 asistime për bashkëlojtarët. /Insajderi.com