Samsungu në përgatitje të serisë së re Galaxy M?

Samsungu në përgatitje të serisë së re Galaxy M?

Së fundmi, është duke u raportuar se gjiganti i teknologjisë, Samsungu, së shpejti mund të sjellë një seri të re të smartfonëve të kategorisë së mesme (sikurse J dhe C), një seri e re e cila do të mund të quhej Galaxy M.

Smartfonët e kësaj serie, përveç shkronjës M, thuhet se në emër do të përfshijnë edhe nga dy numra, për shembull, M30, M40, etj. dhe nëse kjo del të jetë e vërtetë atëherë të dy këta smartfonë do të duhej të ofronin mbështetje për dy SIM kartela., transmeton Koha.net. Kështu që, ka gjasa se më nuk do të shohim smartfonët Galaxy J, Galaxy On dhe Galaxy C në të ardhmen. Në vend të kësaj, mund të presim një Galaxy M20 dhe së shpejti Galaxy M30.

Gjithashtu, së fundmi, janë zbuluar numrat e modelit të dy smartfonëve – SM-M205F dhe SM-M305F, gjë që nënkupton se emrat aktual të këtyre dy smartfonëve mund të ndryshojnë. Sipas SamMobile, SM-M205F ndoshta do të vijë me 32 dhe 64 GB të memories së brendshme, ndërsa SM-M305F 64 dhe 128 GB.

SamMobile, po ashtu, thotë se këta dy smartfonë mund të jenë edhe pjesë e serisë Galaxy A, kështu që mbetet të shohim deri te ndonjë njoftim zyrtar nga Samsungu se cila është e vërteta.