
Para pak ditësh, revista prestigjioze “France Football” publikoi formacionin më të mirë në histori të votuar nga 140 gazetarë në mbarë globin, i cili pa dyshim nuk ka lënë një shije të mirë te shumëkush, njofton Insajderi.
Por, nëse disa nuk janë dakord me shpërndarjen e yjeve në role, ka edhe nga ata si Samuel Eto’o, një legjendë e futbollit kamerunas, afrikan e botëror që mendon se pas zgjedhjes së tij mund të ketë edhe doza racizmi ndoshta.
Prandaj, pyetjes së një fansi drejtuar ish-sulmuesit të Interit e Barcelonës se pse ai nuk ishte pjesë e formacionit të FIFA-s, Eto’o iu përgjigj shkurt e qartë: “Ne afrikanët nuk ekzistojmë”. /Insajderi.com