San Francisko është bërë qyteti i parë amerikan që e ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Ndonëse deri më tash janë konfirmuar 57 raste të infektimeve në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump po këmbëngul se ai është duke e menaxhuar në mënyrë të mrekullueshme situatën.
Zyrtarët e Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se më çështja nuk është se a do të përhapet koronavirusit, por vetëm koha kur do të ndodhë një gjë e tillë. Ata kërkuan nga prindërit që t’i përgatisin fëmijët për mbylljen e mundshme të shkollave.
Pavarësisht faktit se numri i rasteve është trefishuar në dhjetë ditët e fundit, presidenti Trump tha se koronavirusi është nën kontroll në Shtetet e Bashkuara, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Përhapja e koronavirusit ka ndikuar negativisht edhe në tregjet e aksioneve. Ato shënuan rënie për më shumë se 3 për qind. Investitorët po frikësohen se koronavirusi do ta zvogëlojë rritjen e ekonomisë botërore dhe do të sjellë zbritje të kërkesës.