San Marino-Andorra, cili ekip do ta thyejë mallkimin?

San Marino-Andorra, cili ekip do ta thyejë mallkimin?

Barazimi është i ndaluar. Edhe pse, zakonisht, për këto dy ekipe vlen sa një fitore. San Marino dhe Andorra, “Hirushet” e futbollit europian, respektivisht në vendin e fundit dhe të parafundit të renditjes së UEFA-s, do të përballen sot në orën 18:30 në një miqësore që do të zhvillohet në Serravale, me synimin për të thyer mallkimin e fitores. Në fakt, San Marino nuk fiton prej 74 ndeshjesh.

Suksesi i fundit ka ardhur më 28 prill të 2004-ës, 1-0 në një ndeshje miqësore kundër Lichtenstein. Ndërsa, kombëtarja e vogël, e cila ndodhet mes Spanjës he Francës, nuk fiton prej 86 ndeshjesh: nga 13 tetori i 2004-ës, kur ka mundur 1-0 në shtëpi Maqedoninë, në një ndeshje të vlefshme për fazën kualifikuese të botërorit.

Arsyeja pse barazimet konsiderohen si fitore për këto dy ekipe kuptohet kur i hedh një sy shifrave: nga 1988, San Marino ka luajtur 137 ndeshje duke humbur 133 dhe duke barazuar 4, shkruan telesport.

Andorra, nga 1996, ka zhvilluar 141 ndeshje, me 3 fitore, 12 barazime dhe 126 humbje. Sot urimi është që të fitojë më e mira… mes më të këqijave.