Sanchez i gatshëm ndaj Liverpoolit

Sanchez i gatshëm ndaj Liverpoolit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, sot deklaroi se njëri nga futbollistët e tij më të mirë kiliani Alexis Sanchez është i gatshëm për derbin e së dielës të Premir Ligës kundër Liverpool-it në Anfield Road.

Sanchez për shkak të lëndimit mungoi në dy ndeshjet e këtij sezoni për “topçinjtë”, ndonëse disa media tërë këtë histori involvuan edhe statusin e tij në klub. Me fjalë tjera, reprezentuesit kilian i është ofruar kontratë e re, të cilën ai e ka refuzuar.

Megjithatë, Wenger thekson se kjo fare nuk ka ndikuar në raportin e Sanchez-it ndaj detyrimeve të klubit dhe disponimin e tij.

“Gjithçka rreth Sanchez-it duket sikur është në gjendje shumë të mirë. Gjithmonë ka qenë i fokusuar në punën e tij. Mendoj se nuk është shumë i shqetësuar nga zhurma që u krijua. Është shumë i fokusuar dhe shumë i lumtur. Nuk do të thotë se nuk ka gjasa të vazhdojë kontratën, ndonëse tani për tani nuk arritëm”.

“Vetëm duam si ekip të jemi të fokusuar për atë që na pret, e jo të shikojmë në kontratat individuale. Sanchez punon shumë, jep shumë nga vetja dhe duket tërësisht i përgatitur. Doemos duhet të vendos çka do të bëj, por ai duket i përgatitur, që është më e rëndësishme”, tha Wenger, shkruan AA.

Në dy xhirot e para Arsenali ka tre pikë, në ndeshjen e parë mposhti Leicester City me 4:3,ndërsa humbi nga Stoke me 1:0.

Derbi i xhiros së tretë në Premier Ligë mes Liverpool-it dhe Arsenalit do të luhet të dielën me fillim në ora 17.