
Renato Sanches më në fund ka një skuadër të re! Në përpjekje për t’u rikthyer si protagonist, në mënyrë që të bëhet pjesë e bërthamës së kombëtares portugeze para Botërorit të Rusisë, mesfushori i Bayern-it do të huazohet për një sezon te Sëansea.
Skuadra angleze drejtohet nga Paul Clement, i cili deri në janarin e shkuar ishte asistent i trajnerit të bavarezëve, Carlo Ancelotti. Ai u ka premtuar kampionëve të Bundesligës, se 20-vjeçari do të jetë në duar të sigurta.
“Donim që Sanches të shkonte te një klub ku mund të luante në nivelet më të larta, ku ka një trajner i cili beson tek ai”, – u shpreh shefi ekzekutiv i Bayern-it, Karl-Heinz Rummenigge. Sëansea do të paguajë 8,5 milionë euro për huazimin e portugezit dhe nuk e ka të drejtën e blerjes së tij. “Renato duhet të luajë në vazhdimësi për një vit, gjë që tani në skuadrën tonë nuk e ka të garantuar”, shtoi Rummenigge, shkruan telesport.
Për ish-lojtarin e Benfica-s kanë pasur interes klube si AC Milan, Manchester United, PSG, Monaco dhe Liverpool, por çdo klub ka kërkuar blerjen e tij dhe jo vetëm huazimin. Kjo është arsyeja pse Bayern nuk ka pranuar.