Alexis Sanchez e ka pranuar se ai ka dashur të largohet nga Manchester United dhe të kthehet në Arsenal menjëherë pas stërvitjes së parë që e ka pasur me klubin.
“Pas stërvitjeve të para kam kuptuar shumë gjëra. Kam ardhur në shtëpi dhe kam pyetur familjen time e menaxherin tim nëse mundem të mos e shkel kontratën por të kthehem në Arsenal, pasi thjesht diçka nuk më binte tamam në United, por tashmë veç kisha nënshkruar”, ka thënë Sanchez, shkruan Goal, njofton Insajderi.
“Kalonin muaj por unë vazhdoja të ndjehesh njëjtë. Ne s’ishim të bashkuar si ekip”.
“Gazetarët gjithashtu flisnin pa i ditur gjërat. Ish-lojtarë flisnin po ashtu pa ia pasur idenë se çfarë po ndodhë brenda klubit. Ata më kanë lënduar. Një lojtar varet shumë nga ambienti i brendshëm, ne duhet të jemi si familje. Po, s’ishim ashtu, dhe ajo reflektonte në fushë. E nëse dikush duhej të fajësohej, gjithmonë më fajësonin mua. Unë vetëm bëj vetë-kritikë dhe do të duhej të luaja më mirë, por isha fajtori kujdestar gjithmonë edhe vetëm nëse luaja për pak minuta”, ka pohuar kiliani.