Sancho ka arritur marrëveshje personale me United

Sancho ka arritur marrëveshje personale me United

Jadon Sancho ka arritur marrëveshje personale me Manchester United. 140 mijë funta në javë, të cilat mund të rriten deri tek 200 mijë, në bazë të performancave të lojtarit. Këtë lajm e ka dhënë Duncan Castles, që është një nga gazetarët më të besueshëm në futbollin anglez, raporton Insajderi.

Pak minuta më parë, Fabrizio Romano i Sky Sports Italy ka thënë se kontrata e Sancho me United, nuk ka qenë e as nuk do të jetë problem, pasi që lojtari dëshiron të bashkohet me djajtë e kuq.

Të gjitha këto lajme, janë shumë premtuese për fansat e Manchester-it, të cilët janë duke shpresuar shumë që ky transferim të ndodh.

Problemi i vetëm për të cilin mund të dështojë ky operacion, është shuma e madhe që po e kërkon Dortmund, me Manchester United i cili po mundohet të ulë çmimin, duke u arsyetuar për krizën që ka shkaktuar Covid 19 në të gjitha klubet e botës, duke mos përjashtuar edhe ata./Insajderi.com