Sancho largohet? Nuk paraqitet në prezantimin e fanellave të reja

Sancho largohet? Nuk paraqitet në prezantimin e fanellave të reja

Synimi i Manchester United, Jadon Sancho ka munguar në video promovimin e fanellës së re të ekipit Borussia Dortmund.

Ky fakt ka bërë që mediet kryesore sportive në Evropë të shkruajnë për mungesën e tij në video, duke e lidhur këtë me një kalim të tij të mundshëm në Manchester United, edhe pse Borussia Dormund ka kërkuar ofertë 110 milionë euro, kurse United ka ofruar vetëm 55 milionë.

Gjigantët gjermanë e konfirmuan zyrtarisht fanellën për sezonin 2020/21, me një pamje të mrekullueshme të verdhë me vija të zeza në formë të rrufeve.

Në video reklamë më poshtë, shihet sulmuesi Erling Haaland, mesfushori Axel Witsel, kapiteni Marco Reus, por jo edhe Jadon Sancho.

Insajderi.com