Senatori amerikan, Bernie Sanders, e ka përshkruar fitoren e Biden si diçka që gjeneratat e ardhshme do t’i falënderojnë.
Sanders ishte kundërshtari më i madh i Biden në garën brenda Partisë Demokratike për sfiduesin e Donald Trump-it.
Ai në momentet vendimtare u tërhoq nga gara për t’i liruar Biden mundësinë e kandidimit, që rezultoi e suksesshme.
senatori vazhdimisht ka insistuar se Trump është “autoritar” dhe “shumë i rrezikshëm” për demokracinë amerikane.
Për këtë ai tha se fitorja e Joe Biden është e madhe dhe si e tillë do të shikohet nga gjeneratat e ardhshme.
“Ne kemi arritur diçka që fëmijët, nipërit dhe mbesat tona dhe brezat e ardhshëm do të shohin përsëri dhe do të na thonë, Faleminderit”, tha Sanders në Facebook. /Insajderi.com