Sanders për Trump-in: Është biznismen shumë i keq

Sanders për Trump-in: Është biznismen shumë i keq

Senatori demokrati, Bernie Sanders, ka reaguar pas raportimeve se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka paguar taksat.

Sanders i cili njihet për qëndrime e tij kritike kundër miliarderëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se Trump “është një biznismen shumë i keq”, apo një “mashtrues i taksave”.

“Kthimet e taksave të Trump-it na tregojnë se ai është ose një biznesmen shumë i keq ose një mashtrues i taksave – me sa duket të dyjat”, tha ai.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se, “më e rëndësishmja, tregon se si të pasurit, ndryshe nga shumica e amerikanëve, janë në gjendje të shmangin pagimin e taksave.

“Është koha për të taksuar të pasurit”, tha Sandres. /Insajderi.com