“Santiago Bernabeu” përfshihet nga flakët

“Santiago Bernabeu” përfshihet nga flakët

Stadiumi i Real Madridit, “Santiago Bernabeu”, është kapluar nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa është parë duke dal tym nga stadiumi derisa ishin duke u kryer punime brenda tij, njofton Insajderi.

“MARCA”, gazetë shumë pranë klubit madrilen shkruajti në faqen e saj se zjarri nuk ka qenë serioz dhe është neutralizuar, por nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar.

Stadiumi historik që është shtëpia e “Los Blancos” që nga viti 1947, ka kapacitet prej 81,044 ulësesh.

Bernabeu është stadiumi i parë në Evropë që ka qenë organizatorë edhe i finales së Ligës së Kampionëve dhe finales të Kupës së Botës.

Emrin stadiumi e morri nga sulmuesi legjendar i Madridit, Santiago Bernabeu.

Derisa burimet e informacionit ende nuk janë të sakta, mbështetësit e klubit mbretëror janë shprehur të shqetësuar për nivelin e dëmtimit të stadiumit i cili është në ndërtim e sipër. /Insajderi.com