Schengen Visa është rikthyer furishëm pas pushimit, ku sezoni i ri po sjell zhvillime të papritura e qesharake. Episodin “Seanca” tani mund ta ndiqni në GjirafaVideo.
Lulja ka ftuar Adil psikologun në zyret e Schengen Visa për të marrë këshilla në raport me lidhjen që ka me Ibrën. Adili u kërkon t’i shkruajnë dhjetë gjërat që i dojnë tek njëri tjetri.
Në anën tjetër, Lirija nuk ndalet duke biseduar me telefon të kompanisë, veprim i cili i shkakton Xhejmsit humbje të mëdha.
Basrija ende s’po arrinë të këndellet, dhe duket se vetëm kur është afër Norës po është vetja.
Ndërkohë, Nëntori obligohet nga shefi i tij Xhejmsi të mësojë artet marciale. Xhejmsi tani nuk quhet “shef” por “sensei”.
Këto janë vetëm disa nga ndodhitë që ju ndodhin personazheve të serialit të dashur Schengen Visa në episodin e 46 të quajtur “Seanca”.
Schengen Visa shfaqet çdo të diel në GjirafaVideo.
Episodin e 46, “Seanca”, mund ta shikoni më poshtë, apo duke u futur në GjirafaVideo.