Ish trajneri i Napoli, Cheslea dhe Juventus, Maurizio Sarri, është afër të rikthehet në punën e trajnerit, pas shkarkimit që iu bë nga ana e Juventus.
Sipas të përditshmes La Gazzetta dello Sport, Sarri, ka pranuar një ofertë nga ekipi i Firoentina dhe i njëjti është shumë afër t’a pranojë këtë ofertë, transmeton Insajderi.
Viola ka arritur të marrë vetëm katër pikë në po aq takime të zhvilluara dhe ka një presion për gjetjen e trajnerit të ti.
Ata tashmë kanë shikimin e tyre te Sarri dhe strategu italian është aktualisht i papunë.
Ish-trajneri i Chelseas duket se shumë shpejtë do të marrë drejtimin e Fiorentinës, dhe të ndihmojë ata në objektivat./Insajderi.com.