Sarri mund të marr drejtimin e njërës nga këto dy skuadra të Serie A

Sarri mund të marr drejtimin e njërës nga këto dy skuadra të Serie A

Italiani mund të jetë trajneri i ardhshëm i Fiorentinës. Mediat italiane shkruajnë se ai është shumë afër firmës me “vjollcët”, por në lojë mbetet edhe pista e Romës, njofton Insajderi.

Kanë kaluar dy muaj nga shkarkimi i tij, por Sarri do rikthimin sërish në Serie A dhe kësaj radhe si kundërshtar i dy ekipeve që ka drejtuar më parë, Napolit dhe Juventusit.

Megjithatë si për Romën ashtu edhe për Fiorentinën, ka një problem, ngase Sarri pavarësisht shkarkimit nga Juventusi, ende merr nga bardhezinjtë 5.5 milionë euro në sezon, në bazë të kontratës që kishte dhe të njëjtën gjë do kërkonte edhe nëse merr drejtimin e një ekipi tjetër.

Te Roma, mund të afrohet lehtë Sarri, në rast të shkarkimit të portugezit Fonseca, ngase karriga e tij po lëkundet çdo ditë, pasi nuk ka rezultate të kënaqshme me “verdhekuqtë”.

Në anën tjetër, pagën që kërkon Sarri, vetëm Roma mund t’ia ofrojë pasi Fiorentina nuk ka një luks të tillë. /Insajderi.com