Sasia e mikroplastikave të gjetura në oqeanin Atlantik peshon deri në 21 milionë ton

Sasia e mikroplastikave të gjetura në oqeanin Atlantik peshon deri në 21 milionë ton

Deri në 21 milionë ton plastikë janë gjetur në ujërat e oqeanit Atlantik. Studimi i cili u udhëhoq nga UK Nacional Oceanography Centre, analizoi shtresat e oqeanit deri në 200 metra, në ekspeditën e organizuar në mes të oqeanit.

Një sasi e tillë e plastikës, 21 milion ton, do të mbushte rreth 1000 kontinierë, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Katsia Pabortsave nga Nacional Oceanography Centre, e cila e udhëhoqi studimin tha se kjo sasi e gjetur në oqean është edhe më e madhe se sa duket, sepse ata nuk mund të masnin pjesët e vogla të plastikave.

Në ekspeditën e tyre, që nga UK deri në Ishujt Falkland, ajo dhe kolegët e saj vërejtën deri në 7000 copëza plastike për metra kubik.

Ata i analizuan mostrat dhe erdhën në përfundim që lloji më i gjetur ishte polymers – polyethylene, polypropylene dhe polystyrene, të gjitha këto lloje të plastikave që përdoren kryesisht për paketime.

Këto gjetje shpresohet të ndihmojnë tendencat e ardhshme për të matur dëmin ekologjik dhe ambiental që mund të shkaktohet nga këto fragmente plastike./Insajderi.com