Sassuolo ‘bie’ në shtëpi nga Inter

Sassuolo ‘bie’ në shtëpi nga Inter

Pas nëntë javësh, Sassuolo, ka shijuar humbjen e parë kampionale, teksa është mposhtur në shtëpi nga Inter, 3:0, njofton Insajderi.

Në ndeshjen a parë të javës së nëntë në Serie A, mes Sassuolos dhe Inter, i ka takuar mysafirëve. Golin e parë miqtë e shënuan pas katër minutash lojë, me kilianin Alexis Sanchez, ndërsa në minutën 14-të, mbrojtësi rumun, Vlad Chiriches, shënoi autogol, duke dyfishuar epërsinë për Inter. Me rezultatin 2:0 për mysafirët u mbyllën 45’ minutat e parë të takimit.

Në pjesën e dytë, Inter shënoi edhe një herë, ku pas një aksioni të ndërtuar nga mbrojtja, realizoi një gol të bukur mesfushori italian, Roberto Gagliardini (60’).

Deri në fund të ndeshjes, nikoqirët nuk mundën të bënin më shumë, ndërsa miqtë u mjaftuan me tre gola, duke mbetur epilogu final i takimit.

Pas kësaj fitore, skuadra e Contes përkohësisht ngritët në pozitën e dytë me 18 pikë, ndërsa Sassuolo zbret në vendin e tretë me pikë të njëjta. /Insajderi.com