Kompania “The Planet Earth-observation” sapo ka bërë publike pamjet e reja ku shihet duke u thyer një nga platformat më të mëdha të akullit në Arktik – Milne Ice Shelf, njofton Insajderi.
I vendosur në pjesën veriore të ishullit kanadez, Ellesmere, copa e akullit u shkëput me 31 korrik për të formuar kështu një bllok të madh prej 80 kilometrash.
Ndërsa vetëm me tre gusht ky ishull akulli u nda edhe vetë në dy pjesë dhe të dyja copat udhëtuan drejt oqeanit arktik.
Kjo nuk është hera e parë që platforma të mëdha akulli shkëputën nga ky ishull.
Në fillim të shekullit 20 Ellesmere ishte tetë herë më e madhe se sa në fund të tij, kur filloi mileniumi i ri në vitin 2000./Insajderi.com