Saul Niguez afër transferimit te Bayern Munchen

Saul Niguez afër transferimit te Bayern Munchen

Sipas medias spanjolle “AS”, mesfushori i Atleticos së Madridit, Saul Niguez, dëshiron të largohet nga klubi. Atletico ka marrë një ofertë nga Bayern Munchen dhe lojtari dëshiron të shkojë te kampionët e Evropës. Të paktën kështu shkruan gazeta iberike, njofton Insajderi.

Klauzola e lirimit të Niguezit nga Madridi është 150 milionë euro, por Atletico mund të pranonte edhe një ofertë 50 milionë për ta lënë të lirë lojtarin në fund të sezonit. Marrëdhënia e mirë mes dy klubeve (çështja “Hernandez”) mund të bënte që ky transferim të kryhej. 26 vjeçari luan si mesfushor qendre dhe në këtë sezon ka shënuar dy gola në 29 ndeshje me skuadrën spanjolle në të gjitha kompeticionet.

Nga 1 shatori i 2016-ës, Saul është gjithashtu pjesë e kombëtares së Spanjës me të cilën ka luajtur 19 ndeshje duke shënuar tre gola. Të interesuar për mesfushorin janë edhe Real Madrid në La Liga dhe Manchester City në Angli, por bavarezët duken favoritë për të nënshkruar me lojtarin. /Insajderi.com