Saviano: Mafia në Itali po ndihmon më të varfërit për t’i tërhequr kah vetja

Organizatat kriminale në Itali ndajnë pako ushqimore për më të varfërit dhe po i ndihmojnë me aprovimin e huave pa kamatë në mënyrë që t’i tërheqin në kohën e epidemisë së koronavirusit, ka paralajmëruar gazetari dhe eksperti për mafinë Roberto Saviano.

Saviano: Mafia në Itali po ndihmon më të varfërit për t’i tërhequr kah vetja

Grupet mafioze po mundohen të kapin disa nga punët të cilët tani janë në vështirësi dhe presin ndihmë financiare evropiane, ka pretenduar Saviano, i cili është autor i librit “Gomorrah” mbi mafinë e Napolit Camorra.

“Mafia vetëm pret ndonjë krizë”, dhe ndërmarrjet do të jenë viktima sepse do të gjenden me partnerë të rinj të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar.

“Bëheni partnerë sepse keni hyrë në punë. Kjo nuk është sikur dikush që vjen me revole por këtu janë këshilltarët financiarë në momentin e caktuar”, ka shtuar Saviano.

Sipas tij, nëse Evropa nuk intervenon, do të shumohen në mënyrë të pakontrolluar paratë e mafisë të cilat tashmë gjenden në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Belgjikë.

Përveç dhënies së ushqimit për më të varëfërit në Napoli, fajdexhinjtë me kërkesë të Camorras i kanë hequr fajdet për paratë e huazuara.

“Përse? Për të fituar diçka si shkëmbim”, ka thënë Saviano i cili për momentin jeton në Nju Jork, dhe ka pasur mbrojtje të policisë pas publikimit të librit në vitin 2006 për shkak të shumë kërcënimeve me vdekje të cilat i kishte marrë./Insajderi.com.