Schalke 04 shkarkon trajnerin, rikthehet Hub Stivens në pankinë

Schalke 04 shkarkon trajnerin, rikthehet Hub Stivens në pankinë

Tashmë është zyrtare skuadra e Schalke 04 ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Manuel Baum. Kjo vjen si pasojë e humbjes të së shtunës ndaj Freiburgut me rezultatin 0-2, por edhe me një seri prej 10 ndeshjesh negative nga vetë ish-trajneri Baum i cili mori detyrën në fund të shtatorit pas shkarkimit të David Vagner, njofton Insajderi.

Klubi i Schalkes ka emëruar teknik të skuadrës Hub Stivens i cili e merr këtë detyrë për herë të katërt. Holandezi 67 vjeçar do ta drejtojë klubin së bashku me ndihmësin e tij Majk Buskens.

Aktualisht Schalke renditet në vendin e fundit të Bundesligës në kuotën e katër pikëve, ku nuk ka arritur ende të marrë një fitore në këtë kampionat në 12 sfida të kampionatit, ku ka barazuar katër dhe humbur tetë ndeshje. /Insajderi.com