Schalke përshëndetet me Bundesligën, ekipi i Mustafit bie në Bundesliga 2

Schalke përshëndetet me Bundesligën, ekipi i Mustafit bie në Bundesliga 2

Schalke 04 i ka thënë lamtumirë Bundesligës ditën e sotme. Një skuadër me tradita të mëdha në futbollin gjerman, por tradita nuk vlen aspak nëse nuk tregohet në fushën e lojës, njofton Insajderi.

Ky sezon ka qenë i mbrapshtë për ekipin nga Gelsenkirchen, që ka arritur vetëm dy fitore në kampionat. Shumë trajnerë të ndërruar brenda pak muajve, por përsëri situata nuk ka ndryshuar.

Ditën e sotme ka ardhur një tjetër humbje me goleadë, që i ka dhënë edhe goditjen e fundit për rënien nga kategoria. Skuadra ku luan edhe Shkodran Mustafi ka humbur me rezultatin e thellë 4-0 kundër Freiburgut, duke shtuar kështu një tjetër disfatë në statistikat për tu harruar të këtij sezoni.

Plot 75 gola të pësuar numëron deri më tani Schalke 04, kundrejt vetëm 18-ve të shënuar. Ndërkohë përpos dy fitoreve, këtë skuadër e kanë përndjekur 17 humbje dhe shtatë barazime në Bundesligë. /Insajderi.com