Scholes: Manchester United mund t’a fitojë Ligën e Kamionëve këtë sezon

Scholes: Manchester United mund t’a fitojë Ligën e Kamionëve këtë sezon

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka folur për formën nëpër të cilën është duke kaluar United në këtë sezon në Ligën e Kampionëve – duke u shprehur optimist se gjëra të mëdha mund të arrijë ky ekip në këtë sezon.

“Manchester United mund t’a fitojë Ligën e Kampionëve në këtë sezon – e them këtë sepse aktualisht në Evropë, nuk ka më shumë se dy skuadra që janë speciale dhe kanë qëndrueshmëri”, tha anglezi për Sky Sports, transmeton Insajderi.

Manchester United, u shortua në grupin “H”, që u konsiderua si “Grupi i Vdekjes”, por në dy ndeshjet e para ndaj PSG dhe Leipzig, United ka marrë pikë maksimale, duke i mposhtur që të dyja dhe duke kryesuar grupin./Insajderi.com.