Schumacher dëshironte të zhdukej nga syri i medieve

Schumacher dëshironte të zhdukej nga syri i medieve

Menaxherja e ish-pilotit të Formula 1, Michael Schumacher, ka zbuluar se ikona e automobilizmit kishte një dëshirë të fshehtë që të zhdukej nga sytë e publikut, para se të pësonte aksidentin e rendë më ski në Grenoble të Frances.

Më shumë se dy vite kanë kaluar që nga aksidenti tragjik që e la Schumacherin në një gjendje kome duke luftuar për jetë, njofton The Mirror.

Ai është ende nën kujdesin e stafit rehabilitues me kohë të plotë në shtëpinë e tij luksoze në Gjenevë, por lajmet rreth shëndetit të tij janë të pakta.

Por menaxherja e tij, Sabine Kehm, ka treguar se ai kishte për qëllim gjithmonë që të “zhduket” nga vëmendja e medieve botërore dhe të jetonte një jetë të qetë, raporton Insajderi.

Dhe kjo është arsyeja pse ajo vazhdon të fsheh informacion në lidhje me gjendjen e tanishme, të ish-pilotit të Ferrarit.

“Në përgjithësi mediet nuk kanë raportuar për jetën private të Michael-it dhe gruas së tij, kur ai ishte në Zvicër, për shembull, ishte e qartë se ai ishte një person shumë privat”, deklaroi Kehm, në një takim me 90 media botërorë të mbajtur të shtunën në Liqenin Starnberg.

michael

Kehm më tej zbulon se vet Schumacher i kishte thënë asaj që dëshironte të qëndronte jashtë syrit të medieve për një kohë të gjatë.

“Gatë një diskutimi të gjatë me mua, Michael më tha: ‘Nuk ke nevojë të më thërrasësh për një vit, sepse dua të zhdukem’.

Unë mendoj që ishte dëshira e tij që ta bënte këtë një ditë. Ja pse unë dua ende të mbrojë dëshirat e tij dhe nuk dua që të lëshoj shumë informacione”, deklaroi menaxherja e Michael Schumacherit.

Michael Schumaher pësoi aksident para dy vitesh pasi u përplas me disa shkëmbinj derisa po skijonte në alpet franceze, në Grenoble dhe që nga ajo kohë informacionet për gjendjen e ish-pilotit të Formula 1 kanë qenë të pakta. /Insajderi.com