Së paku 13 persona kanë humbur jetën në erupsionin e vullkanit në Zelandë të Re

Së pakur 13 persona kanë vdekur në erupsionin e vullkanit në Ishullin e Bardhë të Zelandës së Re, i cili ishte destinim i popullarizuar turistik. Policia ka paralajmëruar hetime për atë se kush është përgjegjës për humbje të jetëve dhe lëndime të cilat i kanë pësuar viktimat në erupsionin e vullkanit.

Së paku 13 persona kanë humbur jetën në erupsionin e vullkanit në Zelandë të Re

Autoritetet kanë pretenduar se pesë persona kanë vdekur ndërsa tetë janë zhdukur, për të cilët besohet se kanë vdekur.

Përkundër rrezikut, një helikopter ka ateruar në Ishullin e Bardhë dhe kështu janë evakuuar dhjetëra të mbijetuar, prej të cilëve disa janë në gjendje kritike për shkak të lëndimeve. Disa orë pas katastrofës, autoritet kanë pretenduar se ky vend është edhe më tutje tepër i rrezikshëm për shpëtimtarët që të kërkojnë të zhdukurit.

Një aeroplan ka fluturuar disa herë mbi ishull dhe “në asnjë moment nuk janë parë shenja jete”, ka thënë kryeministrja Jacnnda Ardern.

Në mes të zhdukurve dhe të plagosurve, duke përfshirë shtetasit e Zelandës së Re, gjenden edhe turistët nga SHBA, Kina, Australia, Britania e Madhe dhe Malejzia.

Disa nga vizitorët ishin udhëtarët e anijes Royal Karibima Ovation of the Seas, me të cilën ishin në lundrim./Insajderi.com.