
Të paktën 13 persona raportohet të kenë vdekur dhe shumë të tjerë në rrezik për jetë në sulmin terrorist në Barcelonë.
Shërbimet e emergjencës kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës, “Placa Catalunya”, dhe kanë kërkuar mbylljen e stacioneve të trenave dhe të metrosë, në pjesën ku ka ndodhur incidenti.
Dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë sulm, që policia spanjolle e ka cilësuar si terrorist. Të dyshuarit nuk kanë drejtuar furgonin kanë mirëpo besohet se kanë lidhje me sulmuesit, njofton The Independent duke u bazuar ne mediet lokale.
Policia ka thënë se janë ende në kërkim të njeriut që po ngiste furgonin./Insajderi.com