Të paktën 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një varke me një anije mallrash në Bangladesh, transmeton Insajderi.
Sipas lajmit në Dhaka Tribune, varka me shumë pasagjerë mbi Lumin Padma, u përplas me anijen që transportonte rërë.
Zyrtari policor i rajonit Madaripur, Miraj Hossain, tha se në aksident kanë humbur jetën 26 persona dhe shumë të tjerë janë të zhdukur.
Ai njoftoi se 5 persona të shpëtuar po trajtohen në spital.
Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rajon. /Insajderi.com