Së paku 35 anije i ka kapluar zjarri: Shtatë persona janë hospitalizuar dhe shtatë të tjerë të zhdukur

Shefi i shërbimit të zjarrfikësve në Alabama ka konfirmuar sot se ka të vdekur në zjarrin i cili ka “përbirë” së paku 35 anije të ankoruar buzë lumit Tenesi.

Së paku 35 anije i ka kapluar zjarri: Shtatë persona janë hospitalizuar dhe shtatë të tjerë të zhdukur

Jin NicKlaus, shefi i shërbimit të zjarrfikësve të Skotsboros, nuk ka precizuar se sa njerëz kanë pësuar, por më herët ka thënë se shtatë persona janë hospitalizuar, dhe se edhe shtatë të tjerë llogariten si të zhdukur, transmeton AP.

Agjencia për menaxhim të situatave emergjente të qarkut Xhekson ka kumtuar se aksionet e zjarrfikësve dhe të shpëtimtarëve janë zhvilluar në ujë dhe në tokë./Insajderi.com.