35 persona kanë vdekur dhe 60 janë plagosur në një sulm me bombë që ka ndodhur në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, transmeton Insajderi.
Sulmi ka ndodhi të hënën pasdite, në një treg të lagjes Sadër Siti, derisa qytetarët po bënin pazare për Festën e Kurban Bajramit.
Përgjegjësinë për sulmin e ka grupi militant Shteti Islamik (IS), tha agjencia e lajmeve e grupit Nasheer.
Burimet spitalore paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.
“Me një krim të tmerrshëm që shënjestroi civilët në Sadër Siti, në prag të Bajramit… ne nuk do të pushojmë derisa terrorizmi të çrrënjoset”, shkroi në Tëitter presidenti i Irakut, Barham Salih.
Qeveria e Irakut ka shpallur fitore në luftën e saj kundër Shtetit Islamik në fund të vitit 2017./Insajderi.com