Deri te incidenti ka ardhur në Kreman, qytetin e lindjes së gjeneralit të vrarë iranian Soleimani.

Së paku 35 persona kanë vdekur, dhe 48 janë lënduar kur erdhi deri te trazirat në kortezhin funeral në Kerman, qytetin e lindjes së gjeneralit iranian Qassim Soleimani, të vrarë në sulmin ajror amerikan në Irak, ka transmetuar televizioni shtetëror iranian.
Televizioni ka transmetuar se Shërbimi i Emergjencës së Iranit ka kumtuar se ka të vdekur dhe lënduar në turmë, transmeton AP.
Në fotografitë të cilat i ka transmetuar televizioni shtetëror, shihen disa mijëra njerëz të tubuar nëpër rrugët e qytetit, shumica të veshur në të zeza, në shenjë zie për shkak të vrasjes së gjeneralit, transmeton Reuters./Insajderi.com.