
Një makinë e mbushur me eksploziv shpërtheu të enjten në Bagdadin jugor, duke vrarë të paktën 48 vetë dhe duke plagosur 55, kanë thënë burime të policisë dhe mjekësore.
Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (Isil), të cilët janë duke u mbrojtur, pas humbjes së kontrollit të Mosulit lindor për një ofensivë ushtarake të Irakut mbështetur nga SHBA, mori përgjegjësinë për bombën në një deklaratë në internet, raporton Telegraph.
Burimet e sigurisë kanë thanë se automjeti i cili shpërtheu të enjten ishte i parkuar në një rrugë të mbushur me njerëz në Hayy al-Shurta në jugperëndim të qytetit.
Numri i të vdekurve mund të rritet më tej, pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ka thënë një mjek. /Insajderi.com