Së paku tre fëmijë të lënduar në sulmin terrorist në Londër

Së paku tre fëmijë të lënduar në sulmin terrorist në Londër

Së paku tre nga rreth 20 personat e lënduar në sulmin terrorist afër parlamentit britanik janë fëmijë.

BBC njofton se bëhet fjalë për tre nxënës francezë të cilët kanë qenë në vizitë në Londër, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ata besohet të jenë në mes moshës 15 dhe 16 vjeçare.

Katër persona, përfshirë këtu një polic dhe burri që besohet se ka qenë sulmuesi, kanë vdekur si pasojë e sulmit afër parlamentit britanik në Londër, njofton BBC.

BBC njofton se gjatë sulmit, të cilin policia britanike e ka cilësuar si incident terrorist, kanë mbetur të lënduar edhe 20 persona.

Një person ka goditur me veturë disa këmbësorë para se të vriste policin duke e therur me thikë.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje rreth sulmuesit apo motivit të këtij akti që ka tronditur Britaninë./Insajderi.com