Sean Connery, aktori që luajti James Bond-in, vdes në moshën 90 vjeçare

Karriera e tij është shtrirë nëpër dekada dhe ka fituar shumë çmime, duke përfshirë çmimin më prestigjioz në botën e filmit Oscarin, dy Bafta dhe tre Golden Globes.

Sean Connery, aktori që luajti James Bond-in, vdes në moshën 90 vjeçare

Sir Sean Connery ka vdekur në moshën 90 vjeçare, njofton familja e tij.

Aktori skocez ishte bërë i njohur me rolin e tij të James Bond. Ai ishte i pari që e kishte bërë global karakterin e James Bond dhe kishte luajtur shtatë filma si spiuni Bond.

Sir Sean vdiq gjatë natës në gjumë, derisa po qëndronte në Bahamas, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Merret vesh se kishte një kohë që nuk po ndjehej mirë.

Karriera e tij është shtrirë nëpër dekada dhe ka fituar shumë çmime, duke përfshirë çmimin më prestigjioz në botën e filmit Oscarin, dy Bafta dhe tre Golden Globes.

Filmat e tjerë të famshëm të Sean përfshinë “The Hunt for Red October, Indiana Jones dhe Last Crusade dhe The Rock”.

Ai konsiderohet si aktori që portretizoi më së miri 007-shin.

Oscarin e fitoi në vitin 1988, kur u shpall aktori më i mirë në rol dytësor për paraqitjen e tij si polic irlandez në “The Untouchables”.

Ai u emërua kalorës nga Mbretëresha në Pallatin Holyrood në vitin 2000.

Në gusht të këtij viti, festoi ditëlindjen e 90-të.