Sebastian Vettel: “nuk do të tërhiqem nga Formula 1”

Sebastian Vettel: “nuk do të tërhiqem nga Formula 1”

Piloti gjerman i Formula 1, ka befasuar të gjithë duke thënë se nuk do të tërhiqet nga Formula 1.

Këto deklarata të Vettel-it vijnë, pas atyre të mëhershme ku ka thënë se planifikon tërheqjen nga Formula 1, njofton Insajderi.

Jo vetëm tërheqje që nuk do të ketë, por piloti 33-vjeçar gjerman, do të ndërroj edhe skuadër para fillimit të garave që priten të nisin në Formula 1.

Vettel do të jetë pjesë e garave së paku edhe sezonin e ardhshëm, por kësaj radhe nuk do të jetë pjesë e “kokë kuqes” italiane Ferrari.

Faqja zyrtare e Formula 1 njofton ndjekësit e sajë se Vettel do të qëndroj edhe vitin tjetër në garat e shpejtësisë, duke thënë se Vettel ka nënshkruar kontratë me Aston Martin-in. /Insajderi.com