Sekretar i AAK-së konfirmon takimin Muatafa-Haradinaj: S’është diskutuar për ndarjen e posteve

Sekretar i AAK-së konfirmon takimin Muatafa-Haradinaj: S’është diskutuar për ndarjen e posteve

Sekretar i përgjigjëm i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kreu i partisë së tij Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa me ftesën e këtij të fundit, rreth koalicionit të ardhshëm qeverisës.

“Siç jeni të informuar me ftesë të Isa Mustafës ishte një takim me kryetarin e AAK-së dhe ishte nje takim punë ku diskutuam për gjendjen në të cilën gjendemi dhe u dakorduam që sa më shpejt të kemi një Qeveri të re e cila do të ketë besimin e shumicës në Kuvend dhe do të merret me detyrat parësore dhe punën intensive me luftën kundër Coronaviurusit. Në takim nuk kishim diskutime të detajuara rreth koalicionit”.

“Ky ishte një takim pune dhe nuk ishte takim i detajeve që trajton aspektet e një koalicioni të ardhshëm dhe ju e dini se LDK-ja ka pasur një votim dhe kanë votuar pro dhe ne jemi po ashtu në një proces të brendshëm sepse aspektit i koalicionit duhet t’i nënshtrohet një votimi të tillë”.

“Dhe sa ma shpejt që është e mundshme Kosova të ketë një Qeveri sepse gjendja nuk është e lehtë. Nuk kemi përcaktuar ndonjë datë të ardhshme për takim. Në takim nuk është diskutuar kjo temë dhe është shumë e padrejtë që në këto rrethana të adresohet gishti te AAK-ja sa i përket taksës dhe reciprocitetit dhe qeveria Kurti ka marr vendim për largimin e taksës pa asnjë kushtëzim duke e bërë një dëm të madh”./Insajderi.com

Lexo edhe:

Koalicioni LDK-AAK, vjen lajmi i fundit nga Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Zhvillimet rreth qeverisë së re, Haradinaj mbledh partinë